Disa media publikuan prej një profili të rremë që pretendonte se ishte modelja Benedetta Boeme, e cila shkruante se Riccardo Calafiori do të shkonte në Arsenal.

Por partnerja e tij e ka mohuar! Nëpërmjet një “Story” në Instagram. Sipas saj ajo nuk ka llogari në “TikTok”.

Faqet e internetit, duke përfshirë “La Gazzetta dello Sport” postuan historinë duke sugjeruar se ajo ishte ndarë me mbrojtësin e Bolonjës pasi qarkulloi një video që tregonte atë duke flirtuar me një grua të panjohur. Ishte një mesazh në TikTok që konfirmonte se Boeme ishte ndarë me Calafiorin, pasi “nuk mund ta falte” atë për pakujdesinë dhe i uroi atij mirë në të ardhmen e tij të re te Arsenal.

Boeme mohon deklaratën e Calafiorit

Boeme: Jam e detyruar të shkruaj këtu se nuk kam asnjë profil “TikTok”!! Dikush shtiret si unë dhe shkruan gjëra që nuk janë të vërteta! Kjo është llogaria ime e vetme në rrjetet sociale. Unë kurrë nuk kam folur për asgjë dhe nuk do të flas kurrë. I lutem kujtdo që ka hapur profilin e “TikTok” duke pretenduar se jam unë dhe duke shkruar gjëra personale dhe delikate, të cilat më pas raportohen si artikuj në media, të mbyllë menjëherë profilin, përndryshe unë do të ndërmarr veprime ligjore.

Mund të ketë probleme mes tyre, sepse të dy e kanë fshirë hequr njëri-tjetrin nga rrejtët sociale por nuk është publikuar asnjë njoftim zyrtar për ndarje të mundshme.

/tvklan.al