Shteti nordik merr garanci nga aleanca veriatlantike për mbrojtjen
Pas dy vite pritje Suedia ka arritur të jetë zyrtarisht anëtarja e 32-të e NATO-s. Procesi i antarësimit të shtetit nordik në këtë aleancë u finalizua me një ceremoni në departamentin amerikan të shtetit ku kryeministri suedez Ulf Kristersson depozitoi instrumentin e anëtarësimit në Traktatin e Atlantikut të Veriut. Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha se gjërat e mira vijnë për ata që presin ndaj nuk ka shembull më të mirë.
Blinken pati parasysh faktin se Suedia e paraqiti kërkesën e saj për anëtarësimin në Nato në muajin Maj 2022 së bashku me Finlandën, por u pengua fillimisht nga Turqia dhe së fundmi nga Hungaria.
Finlanda u bë anëtarja e 31-të e NATO-s vitin e kaluar ndërsa tashmë edhe Suedia hoqi dorë nga neutraliteti që mbajti që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se Suedia tani gëzon mbrojtjen nga aleanca veriatlantike sipas nenit 5.
Flamuri i Suedisë do të ngrihet së bashku me ata të 31 aleatëve të tjerë në një ceremoni në selinë e NATO-s në Bruksel të hënën me 11 Mars. NATO nuk ka humbur kohë për ta integruar Suedinë në manovrat ushtarake ku janë përfshirë më shumë se 20,000 ushtarë.
Kohët e fundit Suedia nënshkroi një marrëveshje që i jep SHBA-së akses të plotë në 17 nga bazat e saj ushtarake ndërkohë që njoftoi planet për të dërguar forcat e saj në Letoni.
Klan News