Ilir Meta: “Lidhur me pyetjen tuaj se a do të ishte kjo një natë e zezë për të majtët, duke qenë se zoti Rama ka shprehur pikëllim për 3 mijë zemrat e tradhtuara. Do t’iu them se duke qenë socialist unë personalisht që nga fillimi i vitit 92, kur zoti Rama u largua nga PD-ja se kërkonte që të vareshin komunistët socialistët në stadium si në Kili, apo kur kërkonte nxjerrjen nga ligji të PS-së libri i tij refleksione dhe vazhdimisht duke qenë socialist dhe unë socialist do të jem gjithmonë dhe kjo pjesëmarrje që nuk ndryshon aspak këtë gjë, as për mua dhe as për LSI-në. Dua të siguroj se socialistët e vërtetë, se të majtët e vërtetë në radhë të parë janë shqiptarë dhe interesat e vendit janë më të shtrenjta se sa interesat parciale, apo interesat personale sikurse po ndodh me kryetarin aktual, mandat ndërprerë të PS-së.”/tvklan.al