Në orën 19:50 në Tv Klan nis “Eurozone”, një program ku nuk do të mungojnë lidhjet direkte me Gjermaninë nga stadiumi dhe nga kampi kuqezi, ekskluzive, të ftuar specialë dhe shumë surpriza. Më tepër detaje, ka dhënë në një komunikim të drejtpërdrejtë me edicionin e lajmeve nga studio e tij, Gent Lasku.

Gent Lasku: Të gjithë jemi të emocionuar dhe me padurim po presim hapjen e Kampionatit Europian, padyshim që mbrëmja e parë është e veçantë pasi ngre siparin e të gjitha sfidave dhe bukurisë që presim të na dhurojë sporti i mrekullueshëm i futbollit. Ne sot kemi për të diskutuar disa tema, por në radhë të parë do të ngre si çështjen më kryesore që përmban emisioni jonë, nivelin e të ftuarve, do të ketë diskutim të lartë teknik.

Kryefjalën do e vendosim tek Kombëtarja jonë dhe më pas do të flasim për Europianin, pritshmëritë, statistikat, pikante dhe të veçanta që mbase syri i zakonshëm nuk i shikon rëndomë dhe në fund fare do të përqëndrohemi dhe tek ndeshja Gjermani-Skoci sepse është ndeshja e parë që hap Europianin dhe mbi të gjitha Gjermania debuton si pritëse e këtij Europiani.


/tvklan.al