Parlamenti i Shqipërisë i rikthehet sot punës pas pushimeve të sezonit veror gjatë muajit Gusht.

Kështu, sot në orën 17:00 do të nisë punimet sesioni i VII i legjislaturës së X të Kuvendit.

Në rend dite janë miratimi i procesverbaleve të seancës plenare të datës 25, 26 dhe 30 Korrik, si dhe njoftimi i çështjeve të depozituara.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, do të mbajë fjalimin hapës në këtë sesion të ri të punimeve të parlamentit.

Më pas do të mbajnë fjalë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.

/tvklan.al