Me tone të ashpra e kritike i është drejtuar deputeti demokrat Dashnor Sula mazhorancës. Duke iu thënë se duhet të ndjejnë turp për qëndrimin ndaj opozitës, që nga përjashtimet e deri te dënimi i Salianjit, u kërkoi të reflektojnë. Sipas Sulës, asnjëherë përgjatë gjithë karrierës së tij politike, nuk ka ndodhur që një deputet të përjashtohet me më shumë se 10 ditë.


“Zoti kryetar i grupit parlamemtar të PS, po mirë mor se je dhe i edukuar e i ditur, që të gënjesh kaq pastër e hapur? Gjykata i ka hedhur poshtë masat! Na keni dënuar pa ligj e rregullore 40 ditë, 60 ditë. Na dënonit një ditë, 5 ditë. Na dënuat pa ligj! Jam nga 2005-a në këtë Parlament, më gjeni një rast të opozitës së atëhershme, çfarë nuk keni bërë, më gjeni një rast që është dënuar një koleg i opozitës që është përjashtuar me më shumë se 10 ditë.

Ku e gjetët mor, ma thoni! Turp të keni, memecë! Bëhuni mor njerëz! Ju që flisni për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e përdorët për letër higjienike. E mbanit në sirtar edhe talleni tani me atë Komisionin e Venecias. E dënuat Salianjin pa ligj, pa ligj mor pa ligj! I shkatërruat jetën, familjen! Çfarë tha, mor çfarë tha? Pse e çuat në Itali atë tjetrin? Na keni çuar 3 herë në SPAK, turp të keni ju, ministrat tuaj e kryebashkiakët tuaj që shkoni për korrupsion. Kolegët e mi e unë shkojmë se kemi protestuar, se kemi nxjerrë karriget jashtë, se kolegia jonë Elda Hoti iu trembi me parfum. Po lini kokrrën e namit! Do futeni në librat e Guinness do bëheni dhe 100 vjeç ju, po do ju vijë turp pastaj. Reagoni, reagoni! Jeni bërë si mumje që mbyllni gojën. Ne kemi vendos të punojmë e luftojmë këtu!”, tha Sula në Parlament, veshur me një bluzë me mbishkrimin “Stop dënimit politik!”.

/tvklan.al