Në kuadër të turit ballkanik që ka nisur me Sarajevën Presidenti turk, Erdogan po zhvillon takime në Beograd.  

Gjate vizitës dy ditore në Serbi presidenti turk tha se do të ndihmojë për të zgjidhur dy çështje në këtë rajon. E para është kriza politike në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe sfida e dytë e Turqisë është ndihma në finalizimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Sipas analisteve serbe aftësitë diplomatike të presidentit turk mund të hapin rrugën për zgjidhje inovative për çështjet e fundit diplomatike në Ballkanin Perendimor.

Vizita e Erdoganit ne Serbi përkon me rritjen e tensioneve në rajon nga njëra anë me tendencën e serbëve të Bosnjës për tu larguar nga federata dhe nga ana tjetër me problemin e pa zgjidhur te targave mes Kosovës e Serbisë.

Tensionet po rriten në Bosnjë-Hercegovinë në prag të zgjedhjeve që mbahen me 2 Tetor.

Erdogan pritet të riafirmojë angazhimin e Ankarasë se mund të luajë një rol ndërmjetësues në Ballkanin Perëndimor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Presidenti Aleksandar Vuçic ishte ndër liderët e parë evropianë dhe botërorë që shprehu mbështetje për presidentin turk Erdogan gjatë tentativës për grusht shteti duke u shprehur kundër FETO-s. Mes presidentit Erdogan dhe homologut serb Vucic janë planifikuar të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore.

Klan News