Lajme Arkiva 2003

Pronarët e lokaleve të zonës së Golemit dhe Malit të Robit, janë futur në grevë urie. Dhjetë përfaqësues të 121 bizneseve godinat e të cilëve preken nga aksioni i policisë ndërtimore prej më shumë se 48 orësh kanë filluar protestën ekstreme kundër këtij vendimi. Para disa muajsh u vendos që të prishen të gjitha hotelet në zonën e rërës në bregdetin e Adriatikut të cilat nuk janë të pajisura me lejet përkatëse. Pronarët nuk e miratuan këtë vendim duke e konsideruar arbitrar dhe filluan protestat.

Grevist: Greva jonë e urisë nuk do të pushojë deri sa të plotësohen kërkesat. Kërkesa jonë e vetme është që ne të jetojmë, të punojë të mbajmë fëmijët tanë, të ushqehemi dhe jo të dalim rrugëve siç duan qeveritarët tanë. Në të njëjtën kohë në krah të objektit tim është duke u ndërtuar një 6 katësh. Ka ardhur vjet dhe e ka ndërtuar me 6 kate unë kam 4-5 vjet që vij vërdallë për të nxjerr dokumentet kurse ai e ka nxjerrë me 6 kate.

Sipas mjekut i cili po kujdeset për grevistët deri më tani vetëm një djalë i ri paraqet probleme me hipertensionin. Ndërkohë grevistët shprehen të vendosur të shkojnë deri në fund të grevës së tyre deri sa të merren parasysh të gjitha kërkesat./tvklan.al