Një çift ka fjetur për një periudhë 6-vjeçare mbi një krevat të mbushur plot me insekte. The Sun ka postuar disa foto ku insektet kanë mbuluar batanijen, dhe kornizën e shtratit teksa “bëjnë festë” në dhomën e gjumit të çiftit.
Personat e ngarkuar për pastrimin e banesës tërheqin dyshekun nga ku dalin mijëra çimka që shpërndahen larg nga drita.
Ata vënë në dukje se insektet gjenden edhe në tavan, të mbledhura në koloni madje edhe rreth prizave.
Peter BoWers-Davis, pjesë e ekipit që u mor me pastrimin, tregon për The Sun se kjo është “një nga situatat më të pakëndshme që kam parë”.
Banesa është pjesë e një kompleksi prej 135 apartamentësh dhe strehon njerëz, por me sa duket edhe mijëra insekte për vite me rradhë./tvklan.al