Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ministri i Jashtëm Paskal Milo, në konferencën për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, ndër të tjera u shpreh dhe për rivendosjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë.

Paskal Milo, Ministri i Jashtëm:- “Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Jugosllavinë, ka qenë një akt i dobishëm i qeverisë shqiptare, me vokacion rajonal e ndërkombëtar. Nuk ka qenë vendim i Ministrisë së Jashtme, por i të gjitha institucioneve qendrore të shtetit shqiptar, përfshirë këtu edhe përfaqësuesit e komisionit të politikës së jashtme, zotit Godo dhe zonjës Dade”./tvklan.al