Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Paskal Milo do të vazhdojë të jetë Ministër i Jashtëm edhe pse disa deputetë socialistë kanë kërkuar dje në mbledhjen e grupit parlamentar largimin e tij nga kabineti Meta. Kjo bëhet e ditur nga burime pranë kryeministrit, të cilat qëndrimin në këtë post e lidhin vetëm me mos prishjen e raporteve të koalicionit.

Milo është i vetmi ministër socialdemokrat i mbetur në qeverinë Meta, pas dorëheqjes së Ingrid Shulit nga Ministre e Transporteve. Pavarësisht se Meta ka vënë veton në rastet e shkarkimit apo ndryshimit të ministrave, kësaj here do t’i duhet të respektojë aleatët duke mos larguar dhe të fundit të tyre nga qeveria që drejton.

Megjithatë kryeministri do të vazhdojë ndryshimet, por kësaj here në nivelin e dytë të administratës, ku do të preken drejtorët e disa drejtorive të rëndësishme të disa ministrive./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego