Për kryetarin e Partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi që votoi këtë të diel në qendrën e pranë shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë e rëndësishme është Shqipëria të zhvillojë zgjedhje si i vetmi instrument demokratik për të ndryshuar qeverisjen.
Astrit Patozi, kryetar i Bindjes Demokratike: Sigurisht, që këto janë zgjedhje të cunguara dhe nuk është vendi dhe as koha sot për të bërë një analizë apo për të nxjerrë se kush ishin përgjegjësit. Por mendoj që më mirë të kishim zgjedhje problematike, sesa të mos kishim zgjedhje fare.
Patozi kujton marrëveshjen e dy viteve më parë mes PS dhe PD dhe thotë se pas 1 korrikut do të ketë sërish një fryme te re në politikën shqiptare.
Astrit Patozi, kryetar i Bindjes Demokratike: Shpresoj dhe nuk është çudi që pas këtyre zgjedhjeve, me cen, do të thoja, të vijë një periudhë paqeje, një periudhë qetësie dhe normaliteti demokratik në Shqipëri.
Bindja Demokratike garon me 25 kandidatë për bashkitë e vendit.
Tv Klan