Qarku i Korçës nuk ishte i vetmi ku partia Demokratike në 25 qershor humbi mandate deputetësh. Sipas Astrit Patozit i vetmi që nuk e përkthen si humbje këtë rezultat është Lulzim Basha.
“Futet në garë si kryetar nuk lejon dhe thotë se ecni përpara. Vjen prapë si kryetar dhe thotë se punë e madhe vazhdojmë përpara”,
tha nënkryetari i PD.
Patozi tha se ai dhe demokratët që duan të ndalin greminën ku po e çon kryetari i vetëngrirë Partinë Demokratike janë etiketuar qëllimisht si kundërshtarë të Lulzim Bashës. Por sipas tij i vetmi qëllim i takimeve me demokratët është ringritja e Partisë Demokratike përmes bashkimit dhe garës së barabartë.
“Jam gati të ndërmarr një veprim tjetër nëse kjo farsë të ndërpritet dhe të hapet gara. Thirrje Bashës ta ndërpresë farsën elektorale dhe jo të paracaktojë rezultatin, ia ka borxh PD-së. Dua të ftoj Eduard Selamin të largohet nga ajo garë një minutë e më parë”,
deklaroi ai.
Patozi ftoi të gjithë demokratët, përfshi ata të lëvizjes së dhjetorit të reagojnë për t’i kthyer vlerat Partisë Demokratike dhe ta bëjnë atë një parti fituese. TV KLAN