Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe shoqata OMONIA, e quan të nevojshëm regjistrimin minoritetit grek, pasi qytetarët e kësaj kategorie janë të paregjistruar. Në vitin 2001, ata nuk pranojnë të regjistrohen, pasi formularët nuk përmbanin gjuhën amtare, kombësinë dhe fenë.

Sipas drejtuesve të këtyre shoqatave, i vetmi regjistrim që ekziston për minoritetetin grek është ai i kohës së diktaturës, ku në 99 fshatra rezultonin 58 mijë e 176 minoritarë, pa llogaritur minoritarët shpërndarë në Gjirokastër, Tiranë e gjetkë.

“Duke marrë shkasë edhe nga raporti vjetor i Këshillit të Europës të këtij viti, ne kërkojmë edhe njëherë dhe i bëjmë thirrje qeverisë, që të bëhet një regjistrim i ri i popullsisë, për të përcaktuar përmasat numerike të minoriteteve etnike dhe kulturore. Kërkesa jonë është më se e drejtë, ne kishim bisedime me qeverinë shqiptare dhe prisnim që t’i jepej një zgjidhje këtij problemi deri në vitin 2003. Ne shikojmë që nuk ka pasur zgjidhje të këtij problemi dhe duam të dini që është firmosur edhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me KE që kërkon edhe një gjë të tillë”./tvklan.al