Partia Demokratike tha sot se droga e kapur ditët e fundit në shtetet fqinj bëhet me sponsorizimin e drejtuesve të policisë dhe të qeverisë shqiptare.
Sipas Partisë Demokratike trafiku i drogës po pengon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Por Ministria e Brendshme tha se ato që PD i reklamon si dështime, janë suksese të policisë dhe fryt i bashkëpunimit mes dy vendeve.
Sipas Ministrisë së Brendshme, PD flet për një operacion të zhvilluar 2 javë më parë dhe se në të janë angazhuar policisë e dy vendeve.
Tv Klan