“U prishën pa një vendim të prokurorisë”
Përfaqësues të Partisë Demokratike ishin sot në zonën e Bubqit dhe Pezës ku janë 2 shkolla në listën e objekteve të shembura pas tërmetit. Sekretari për çështjet ligjore në këtë parti, Çlirim Gjata vuri theksin te mungesa e transparencës.
Ai tha se qeveria dhe bashkia janë ngutur me vendimin për t’i shembur shkollat për të fshehur gjurmët.
Sipas Gjatës pas shembjes së shkollave fshihet abuzim dhe korrupsion ndërsa qindra nxënës janë të detyruar të udhëtojnë çdo ditë larg banesave të tyre për të ndjekur procesin.
Tv Klan