“Të hetohet afera korruptive dhe të pezullohen punimet”
Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike depozitoi sot një kallëzim penal në prokurori për projektin e Unazës së Re. Përfaqësuesit e opozitës i kërkuan organit të akuzës të pezullojë punimet deri në përfundim të hetimeve.
Sipas padisë së bërë, është shkelje fakti që kompania “Salillari”, e cila është nën hetim tek loti 2, ka fituar tenderin e lotit të parë.
Demokratët thonë se projekti teknik për Unazën e Re është jo i plotë dhe se i mungon studimi topografik, ç’ka sipas tyre e bën të pavlefshme lejen e ndërtimit.
Tv Klan