Partia Demokratike ka depozituar në KQZ kërkesën për zgjatjen e afatave për regjistrimin e emigrantëve të diasporës për zgjedhjet e 11 Majit deri më 9 Mars.
Kjo është një kërkesë e hershme e Partisë Demokratike, por që është kundërshtuar gjithmonë nga Partia Socialiste pasi sipas tyre nuk përbëjnë ndryshim 2-3 dite shtyrje.
I vetmi rast që socialistët kanë pasur dakordësi është që të ketë një shtyrje vetëm për ata aplikantë që kanë hasur probleme apo mungesë dokumentacioni gjatë aplikimit.
Gazetarja e Klan News Klesiana Omeri thotë se do të ketë një mbledhje të Komisionit Rregullator ku pritet të ketë një shqyrtim të kërkesës që PD-ja ka bërë.
/tvklan.al