Sonte në mesnatë skadon afati për regjistrimin e emigrantëve që do të votojnë për zgjedhjet e 11 Majit.
Sipas të dhënave të deritanishme nga KQZ, rreth 300 mijë emigrantë jashtë Shqipërisë kanë shprehur interes për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare. Nga këta janë pranuar rreth 228 mijë persona, dhe rreth 42 mijë kërkesa janë refuzuar për gabim në aplikim.
Nga shtetet ku është shprehur interesi më i madh i emigrantëve, kryeson Italia me rreth 143 mijë kërkesa, pason Greqia, Gjermania, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.
Ndërsa sipas qarqeve ku është shprehur interesi i emigrantëve për të votuar, kryeson Tirana, Fieri, Elbasani, Durrësi, Korça, Vlora etj.
/tvklan.al