Kryeministri Rama, humbjen e zgjedhjeve nga opozita, e sheh të pasqyruar tek koalicioni që demokratët vulosën pak minuta përpara se të kalonte mesnata që emërton si fronti i “Noc Rrokut”.

Provën për atë që deklaron, Rama siguron se do të gjendet kur të publikohen listat e  kandidatëve për deputetë, e më të qartë tek listat e mbyllura ku kryetarët vendosin njerëzit që duan me patjetër t’i bëjnë pjesë të grupit parlamentar.

“Na ishte njëherë Partia Demokratike, na ishte njëherë hajde se po ua jap këtë që na ishte njëherë, megjithëse unë se kam dash asnjëherë, edhe kam pas gjithë të drejtën që mos ta dua, se sa herë i ka rënë në dorë Shqipëria e ka “kashtë e kokërr”, po na ishte, nuk është më kjo. Kjo është kënetë me një buf edhe gjithfarë lloj speciesh. Prisni të shikoni kur tu shfaqet ajo lista e deputetëve, edhe shifni pak atë listën e mbyllur, aty mu përqendroni pak, ajo lista e mbyllur e kënetës është: -Doni ju, s’doni ju specie më të ulta të politikës, speciet më të ulta të faunës politike, prapë aty do t’i keni – thotë këneta. Kështu që ju si të doni”.

Një nga ndjekësit e pyeti nëse e kalon dot oqeanin, duke nënkuptuar nëse udhëton dot drejt SHBA, dhe pergjigjia më shumë se për të, Rama e jep për kryedemokratin.

Unë? Unë me oqeanin nuk kam pasur probleme ti i dashur, po ti qenke zgjuar në kënetë sot. Paske fjetur në kënetë dhe qenke zgjuar në kënetë. Unë me oqeanin  nuk kam pasur probleme dhe të jesh i sigurt që e kaloj oqeanin sa herë të dua, edhe mos u çudit fare kur ta shikosh, jo do ta ta kaloj, po s’po flas më shumë se dua t’ia lëmë kohës se dua të të bëj një surprizë të këndshme ty dhe kënetës bashkë, dakord? Ah i shkreti unë ça na gjeti, a e kalon oqeanin thotë”.

Akuzave të përsëritura për shpopullim dhe dëbim të shqiptarëve jashtë për shkak të keqqeverisjes, Kryeministri ju përgjigjet me shifrat zyrtare të Censit të 2024.

“Që prej 2013 gjermanët thuajse kanë pritur 500 mijë shqiptarë, të cilët janë larguar si pasojë e keqqeverisjes tënde prandaj sot aty mos bëj si karagjoz se na njohin gjermanët mirë. Tani problemet me aritmetikën, ju që flisni në emër të kënetës, i keni shumë të rënda sepse ju ka lënë Luli me një traumë të madhe dhe pastaj futët dhe bufin në mes dhe ju nuk merrni më vesh se çfarë flisni.

Që nga viti 2012 deri në vitin 2024 12 vjet, sipas Cencusit në total janë 400 mijë që kanë lëvizur e as 1 milionë e as 2 milionë dhe Shqipëria nuk është 1 milion, është 2,4milionë sot që flasim dhe ata që kanë lëvizur janë në të drejtën e tyre të lëvizin sepse nuk jemi më në bunkerin e shokut Enver, nuk jemi më as piramidat e Buf Rrapushit”.

Tv Klan