Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Demokratët nuk kanë pranuar të komentojnë sot, zhvillimin e tryezës së partive parlamentare të thirrur nga OSBE, në të cilën Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk morën pjesë. Sipas sekretarit të përgjithshëm Ridvan Bode, PD e ka bërë të qartë qëndrimin e saj në lidhje me tryezën.

Liderët e këtij grupimi, kanë deklaruar se tryeza është e imponuar dhe e parakohshme, pasi ende nuk është dhënë përgjigje sipas tyre për manipulimin e zgjedhjeve të 1 Tetorit. Dje grupimi Bashkimi për Demokraci, ka kërkuar shtyrjen e tryezës. Në selitë e partive të këtij grupimi ka mbërritur sot një letër nga OSBE, në të cilën kërkohet sugjerimi i një date të afërt, për mbledhjen tjetër të partive parlamentare.

Megjithatë drejtues të lartë demokratë kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këto tryeza derisa OSBE të pranojë që zgjedhjet lokale të 1 Tetorit kanë qenë të parregullta./tvklan.al

Gazetar – Ornela Bego