Partia Demokratike do të ankimojë vendimin e Prokurorisë për dosjen 184 për zgjedhjet në Dibër.  Sot me anë të një kërkese zyrtare, PD kërkon nga Prokuroria dosjen e plotë 184 dhe vendimin e saj për këtë çështje që t’i hapet rruga ankimimit të çështjes në gjykatë.

Kërkesa e PD

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, e bëri kërkesën me cilësinë e kallëzuesit 4 vjet më parë të krimit të blerjes së zgjedhjeve në Dibër.

Hetimi, i nisur mbi bazën e kallëzimit të PD zgjati me shumë se 4 vjet, me synimin taktik të paligjshëm për te tejkaluar afatet procedurale për të shmangur ndëshkueshmërinë e personave, që kanë kryer krime elektorale”, thekson Bardhi në kërkesës.

Prokuroria e Dibrës përfundon hetimet për dosjen e famshme 184 duke marrë të pandehur katër persona./tvklan.al