Zgjedhjen e krizës energjetike në vend, Partia Demokratike e sheh vetëm tek ndryshimi i qeverisë. Sipas sekretarit organizativ të Partisë Demokratike Ilir Bano, kjo krizë vazhdon të përkeqësojë kushtet e jetesës dhe qeveria vazhdon t’a paraqesë dështimin të lidhur me faktorë jashtë saj. Dihet tha ai që prodhimi i energjisë elektrike tek ne në masën 95% varet nga burimet hidrike ecuria e sasisë së të cilave mund të parashikohet në bazë të studimeve shumëvjeçare.
Sipas Banos mbi këtë bazë është detyra minimale e çdo qeverie të përcaktojë masat afatgjata dhe afatmesme për përballimin e situatave të ndryshme dhe parandalimin e krizave. Nuk është aspak e vërtetë u shpreh ai që viti 2000 është më i disfavorshmi në këtë drejtim.
Nëser në mesditë demokratët do të dalin përsëri në sheshin “Skënderbej” për të protestuar për vjedhjen e votës së lirë. Ata kanë ndryshuar dhe arsyetuar se të gjithë pushtetarët janë nëpër zyra dhe do të dëgjojnë protestën përgjatë bulevardit. Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike të Tiranës Vili Minarolli ka deklaruar se policia nuk ka dhënë lejen për mitingun.
“Ne në konform të gjitha rregullave i kemi kërkuar leje policisë. Sot ka ardhur një përgjigje. Ndoshta ka një keqkuptim në kërkesën tonë dhe ka ardhur përgjigja negative që nuk na jepet leja. Mitingun ne do t’a bëjmë në orën 12:00 për shkak të errësirës që është, ndryshimit të orës dhe mund të mos ketë drita dhe në shesh. Kjo është dhe arsyeja që do t’a bëjmë në orën 12:00.”/tvklan.al