Partia Demokratike thellon fitoren në komunën e Ballagatit të Lushnjës, një prej më të mëdhave të këtij rrethi.
Pas zgjedhjeve të përgjithshme, demokratët fitojnë edhe ato lokale, të zhvilluara të dielën, pasi kreu i mëparshëm i komunës u arrestua për abuzim me detyrën.
Kandidati demokrat, Sherbet Sharka, fitoi bindshëm ndaj rivalit socialist Neshat Sharka. 1063 me 394 vota, me një diferencë prej 669 votash. I gjithë procesi zgjedhor u zhvillua i qetë dhe brenda standardeve.
Leonard Olli: “Procedura e numërimit ët votave ka ecur shumë shumë shpejt dhe do të thoja që rreth orës 11 e 30 të natës ka përfunduar edh procesi i numërimit ët votave edhe pse kishe vetëm një grup numërimi votash. Duke nxjerrë si fitues kandidatin e paraqitur nga Partia Demokratike zotin Sherbet Sharka, ndërkohë që kandidati i socialistëve Neshat Sharka vetëm me 394 vota.”
Numërimi i votave përfundoi rreth mesnatës, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta certifikojë këtë rezultat pas mbarimit të afatit treditor që përcakton kodi elektoral për kërkesat ankimore. Deri tani, në KQZ nuk ka mbërritur asnjë ankesë.
Leonard Olli: “Absolutisht nuk ka asnjë kërkesë ankimore deri më tash, por nisur dhe nga fakti që në të gjitha librat e procesverbaleve, protokolleve si në qendrat e votimit ashtu dhe në komisionin zonal zgjedhor nuk është paraqitur asnjë vërejtje nga komisionarët mundësia e një kërkese ankimore është thuajse e pamundur, por që gjithsesi afatet kohore janë afate kohore dhe ne jemi të detyruar t’i respektojmë ato.”
Në zgjedhjet u drejtuan mbi 50% e 2478 votuesve. Ndryshe nga zgjedhjet e 28 Qershorit, numërimi i votave të 8 qendrave të votimit nuk u bë me kamera, por në prani të dy kandidateve.
Me këtë rezultat, Partia Demokratike arrin të fitojë për herë të dytë në një tjetër bastion të socialisteve.
Kandidati i demokrateve parashtroi në platformën e tij elektorale zhvillimin e infrastrukturës dhe bujqësisë./tvklan.al