Ne datën 2 Gusht ne komunën Ballagat te Lushnjës do te zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore.

Situata parazgjedhore duket e qete, ndërsa pritet qe pjesëmarrja ne votime te jete me e larte si ajo e 28 Qershorit.

Ne këtë komune numri i votuesve është 2500, te cilët do te votohen ne 8 qendra zgjedhore.

Për Partine Demokratike kandidon Sherbet Sharka, ndërsa për Partine Socialiste, Neshat Sharka.

Kandidati i PD, është biznesmen dhe kandidon për here te pare. Sipas tij prioritet do t’i jepet zhvillimit rural.

Sherbet Sharka: “Motivi im është që kandidoj për kryetar komune për të bërë një bashkëqeverisje dhe angazhimi im është regjistrimi i tokave që lë shumë për të dëshiruar, riazhornimi i tokave që banorët e kësaj komune të kenë mundësi të shesin dhe të blejnë tokën dhe ta grupojnë atë, ta hipotekojnë. Problemi i dytë është infrastruktura rrugore që të gjitha fshatrat e kësaj komune të lidhen me qendrën e komunës dhe të kenë mundësi të lëvizin, të qarkullojnë dhe të shesin prodhimet e tyre.”

Neshat Sharka është ekonomist dhe është ne politike prej 9 vjetësh. Strategjia e tij për t’i fituar këto zgjedhje janë takimet dere me dere.

Neshat Sharka: “Njerëzit e këtij komuniteti që me ofruan që të kandidoj do t’i përgjigjem atyre për problemet qe kanë, lidhur me problemet e rrugëve që kanë, qoftë rrugët e parcelave, qoftë rrugët komunë, fshat ose rrugë të dyta që sot për sot është problem për këtë komunë”.

Zgjedhjet ne Ballagat zhvillohen pas dënimit te ish-kryetarit Fatos Sharka për shpërdorim detyre.

Pjesëmarrja e votuesve ne zgjedhjet parlamentare ne këtë komune ishte 55%, ku PD fitoi me 1200 vota para PS./tvklan.al