Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia hoqi mandatin e Kryebashkiakut, Elvis Rroshi vijon ende të qëndrojë në këtë post, madje edhe duke organizuar koncerte për fëmijë. Të paktën ky është denoncimi që selia blu bëri përmes deputetit Eduart Halimi, ndërsa bëri publike disa fletushka të shpërndara nëpër qytet për një koncert që do të organizohet në 8 dhe 9 Shkurt.

“Shihni pak këtu, i dënuari për trafik ndërkombëtar droge. I dënuari për përdhunim në grup, Elis allias Edvin Rroshi shpërndan afishe dhe sot në Kavajë, se ai i dënuari për përdhunim të të miturve, do të kujdeset personalisht për të organizuar Festivalin e Këngës për Fëmijë. Shiheni pra ku kemi arritur, ai person i cili nga Prokuroria u kërkua t’i​ hiqej mandate, KQZ kërkoi t’i hiqte mandatin, ta shkarkonte, Edi Rama duhet ta largonte një herë e mirë nga bashkia, nga partia, nga politika dhe t’i gjente vendin, por ky person është përsëri në krye të bashkisë, ai person kujdeset personalisht për të organizuar festivalin fëmijëve. Ja ku kemi arritur”.

Halimi thotë se me mbajtjen e Elvis Rroshit në detyrë, Kryeministri Rama vërteton se nuk ndahet dot nga krimi.

Tv Klan