Partia Demokratike vijoi denoncimin për një ndërtim pa leje të deputetit socialist Sadri Abazi.
Sipas opozitës, deputeti i mazhorancës po favorizohet në kundërshtim me ligjin, pasi i është kërkuar të influencojë në mënyrë të paligjshme zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës.
Sipas opozitës, kjo nuk është e vetmja shkelje e deputetit socialist, një pjesë e të cilave do t’i bëjë publike në javën e ardhshme.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së territorit, i cili thotë se kati për të cilën flet Partia Demokratike është shtuar në vitin 2012, kur Kryetar i Bashkisë së Tiranës ishte Lulzim Basha.
IKMT thotë se shtesa në fjalë është e legalizuar dhe ndërtimi për të cilin akuzon Partia Demokratike është një rikonstruksion me të gjithë dokumentacionin përkatës, ku nuk ka asnjë metër katror shtesë në volumet e godinës që gjendet e regjistruar në hipotekën e Tiranës.
Sipas inspektoriatit, qëllimet politike të opozitës nuk janë arsye për të shpifur e hedhur baltë mbi institucionet.
Tv Klan