Lajme Arkiva 2004
Partia Demokratike do provojë sërish në parlament rrëzimin e kryeministri Fatos Nano me anë të një mocioni edhe pse jo të sigurt në plotësimin e numrave, veç kësaj grupi parlamentar demokrat me në krye Bamir Topin, kërko një seancë me debat për çështjen e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ky proces sipas Topit është tepër i ngadalshëm si pasoj e mosrealizimit të reformave të cilat i ka vënë si kusht Bashkimi Evropian.
Ashtu sikurse u provua me ngjarjen e 9 Janarit edhe me këtë mocion debat, Partia Demokratike mendonte se sensibilizoi opinionin publik për mënyrën më të drejtë të qeverisjes.
Bamir Topi: Debati ka një kuptim më të gjera, debati ka vlera të mëdha për sensibilizimin e opinionit publik, për të realizuar atë detyrë të rëndësishme që ka parlamenti shqiptar, që sipas kushtetutës të ushtrojë trysninë institucionale mbi ekzekutivin dhe mbi strukturat e tjera të ekzekutivit , për ti sensibilizuar ato që procesi i integrimit nuk është një problem personal i kryeministrit Nano, por është një problem që i intereson mbarë shoqërisë shqiptare. Ne pavarësisht se socialistët, grupit të tyre parlamentar dhe aleatët do të votojnë kundër mocionit, ky është një fakt, është një dëshmi tjetër që grupi socialist në parlament nuk është gjë tjetër vetëm është nën urdhrat e kryeministrit Nano, për të votuar atë edhe në momentet e krizës së tij të thellë.
Kërkesa është dërguar në zyrën e kryetarit të kuvendit Servet Pëllumbi dhe brena 5 ditësh pritet të mblidhet byroja parlamentare për përfshirjen e kërkesës së Partisë Demokratike në rendin e ditës./tvklan.al