Balla: Çështja të mos politizohet, të presim hetimet
Ndryshe nga autoritetet shëndetësore, opozita thotë se numri i të prekurve nga helmimi në Krujë është shumë më i madh. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thekson se për nga përmasat që ka marrë kjo ngjarje përbënë një krim masiv. Për këtë situatë opozita bën përgjegjës kryetarin e Bashkisë së Krujës, të cilit i kërkon të dorëhiqet.
Debate për këtë çështje pati edhe në seancën plenare. Prokuroria e Krujës ka nisur hetimet për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, me pasojë dëmtimin e shëndetit të personave. Organi i akuzës ka urdhëruar kryerjen e akteve të ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve.
Tv Klan