Shantazhonte vartësit për vota në favor të PS në 25 Prill
Partia Demokratike ka paditur në Prokurori Drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Shëndetësisë së Elbasanit, Blendi Musai për shantazh ndaj punonjësve nën varësinë e tij.
Sipas selisë, blu Musai përmes një formulari po tentonte të mblidhte vota për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.
Opozita e cilëson këtë vepër krim të rëndë dhe abuzim me detyrën dhe se bazuar në kodin elektoral, Musai sipas saj është kallëzuar për përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore.
Tv Klan