Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Partia Demokratike ka kërkuar shtyrjen e afatit të verifikimit të listave. Sipas anëtarit të kryesisë së kësaj partie Shaban Memia, verifikimi duhet të vazhdojë edhe pas 25 Majit, afatit të vendosur, pasi procesi është tërësisht i penguar.
Shaban Memia:- “Ka pasur dhe vazhdon të ketë vështirësi të mëdha e pengesa subjektive përsa i përket verifikimit të listave, në mënyrë të veçantë në gjendjen civile, por në mënyrë të veçantë, doja të denoncoja faktin që në bashkinë e Kamzës nuk ka filluar akoma verifikimi në gjendjen civile pasi një kryetar bashkie i paligjshëm, ka penguar dhe nuk lejon futjen e verifikuesve në gjendjen civile, duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin dhe udhëzimet e KQZ. Po qe se veprohet edhe ecet me këtë ritëm, do të bëhet pengesë për verifikimin dhe do të përjashtohen përsëri në mënyrë masive votuesit nga procesi i votimit dhe nga ana tjetër unë do të kërkoja, që të rritet numri i verifikuesve në gjendjen civile, pasi një grup i vetëm është i pamundur për të realizuar këtë proces”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego