Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia Demokratike ka kërkuar të mos miratohen emrat e rinj për vendet bosh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe ndarja e re e zonave elektorale, pa u mbledhur tryeza e partive parlamentare. Sipas krerëve demokrat më parë duhet të ndryshohet, formula e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ dhe harta elektorale të përcaktohet në bazë të regjistrit  kombëtar të zgjedhësve.

Ndërkohë disa nga partitë opozitare, kanë fiksuar datën 13 Shkurt, për mbledhjen e tryezës. Socialistët dhe aleatët e tyre, nuk kanë çuar ndonjë përgjigje zyrtare pranë PD, për pjesëmarrje ose jo në tryezë. Kryetari demokrat Berisha, disa ditë më parë bëri ftesën publike për dialog, me kundërshtarët, ku theksoi se po të realizohej një gjë e tillë, brenda tre javësh do të zgjidheshin problemet parazgjedhore./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego