Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Partia Demokratike, ka deklaruar se tryeza e thirrur nga OSBE është përfundimisht e dështuar. Krerët e lartë demokrat kanë kërkuar që partitë politike të mblidhen vetë pa ndërmjetësinë e OSBE-së. Burime pranë OSBE-së, konfirmojnë se komenti i ambasadorit Gert Ahrens, ka qenë se ai do të mirëpriste një gjë të tillë.

Ahrens ka vlerësuar faktin se më në fund partitë mund të mblidhen vetë dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët. Megjithatë demokratët dhe aleatët e tyre, kushtin kryesor për mbledhjen e tryezës së partive parlamentare, qoftë me ndërmjetësinë e OSBE-së, qoftë pa pjesëmarrjen e saj, kanë rishikimin e zgjedhjeve lokale të 1 Tetorit. Sipas tyre pa u pranuar se këto zgjedhje ishin të manipuluara, PD nuk merr pjesë në asnjë tryezë për zgjedhjet e 2001./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego