Sali Berisha: “PD dhe LSI firmosin marrëveshjen e koalicionit të qeverisjes së katër viteve që vijnë dhe në vazhdim. Marrëveshje kjo që ka si qëllim kryesor krijimin e një qeverie të integrimit europian të Shqipërisë. Pasi siç dimë projekti më kryesor më kardinal i mbarë shqiptarëve është shndërrimi i ëndrrës së tyre integrimin në BE. Marrëveshja ka dhe një kuptim politik të madh është një marrëveshje më një spektër të gjerë, në të cilën gjejnë veten të përfaqësuar, qytetarët që votuan djathtas dhe qendrën e djathtë, por dhe qytetarët që votuan majtas. Gjejnë në qeverinë e ardhshme një shkrirje të premtimeve dhe zotimeve elektorale dhe të parimeve të dy programeve. Çka bën që qeveria të ketë një program shumë më të pasur dhe të përfaqësojë një spektër më të gjerë interesash të zgjedhësve shqiptar. Është një koalicion, i cili do t’ju jap shqiptarëve brenda vitit të parë të mandatit të tij, një përputhje me premtimet, vendimin për heqjen e vizave dhe lëvizjen e tyre të lirë. Do t’u japë shqiptarëve nëpërmjet reformave të thella, statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE…”

Ilir Meta: “Në emër të LSI-së dhe në detyrim edhe të vendimit të saj të marrë në konventën e fundit kombëtare. Kam nënshkruar me kryetarin e PD-së forca fitueseve e zgjedhjeve të 28 qershorit, kryeministrin zotin Berisha, një marrëveshje e cila tashmë është e hapur dhe transparente për të gjithë ju që në thelbin e saj është një marrëveshje kuadër mbi të cilën do të konkretizohet edhe programi i qeverisë së ardhshme pas konstituimit të Parlamentit të ri dhe që natyrisht do të jetë edhe më e detajuar. Të gjithë e mbajnë mend fushatën, praktikisht në fushatë qytetarët shqiptar kishin vetëm dy programe të shkruara dhe të evidentuara publikisht që ishin ai i qeverisë dhe i PD-së dhe programi i LSI-së. Unë jam i kënaqur që shumë nga prioritetet tona përputhen, disa të tjera kanë gjetur mirëkuptim të plotë dhe në këtë drejtim kjo është një marrëveshje që do ti shërbejë të gjithë shqiptarëve. Është një marrëveshje që jo vetëm garanton stabilitet dhe qëndrueshmëri të qeverisjes dhe të institucioneve, por mbi të gjitha garanton reforma serioze të cilat do përshpejtojnë procesin e integrimit evropian…”/tvklan.al