Lajme Arkiva 2003

Ky është ritmi i protestës së demokratëve në ditën e tretë të tyre para kryeministrisë. Protestuesit i kanë bërë thirrje kryetarit të qeverisë të largohet nga institucioni që ai drejton, si strumbullar i manipulimit të votës së lirë, qëllim për të cilin ata kanë dalë në rrugët e Tiranës.

Pas mungesës së tij një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka qenë i pranishëm. Berisha ka përmendur në fjalën e tij se qytetarët demokrat nuk dorëzohen pa marrë atë që meritojnë.

Sali Berisha: Le ti themi Edi Ramës të bëhet gati se mandat që të shpëtojë nuk do të ketë. Mandati ka marrë fund. Çdo gjë mund të bëhesh, por mandatin e djegur qytetarëve të Tiranës nuk ua merr dot. Kryedemokrati shprehet se shumë shpejt protestat do të jenë mbarëkombëtare. Lideri i opozitës paralajmëron se ditën e martë protestat do të nisin në orën 12:00 të mesditës për një kohë maratonë./tvklan.al