Bamir Topi: “Praktikisht, kandidatura e vendosur dhe e dekretuar nga zoti Moisiu konsiderohet nga Partia Demokratike si një kandidaturë e cila mbështet fuqishëm nga zoti Nano. Dhe një herë del në skenë ajo lidhje e shkurtër që ekziston midis institucionit të presidentit dhe institucionit të kryeministrit. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk do ta mbështesë në Kuvend kandidaturën e zotit Çeku. Natyrisht ky nuk është thjesht një problem personal apo e trajtuar nominalisht me zotin Çeku, por janë veprimet në prapaskenë të institucionit të presidentit me kryeministrin. Me sa dimë edhe vetë Partia Republikane nuk ka shprehur aprovim për kandidaturën në fjalë. Ne do të paraqesim kandidaturat tona për këtë institucion, pastaj zoti president është i lirë të veprojë në vullnetin e tij për të qëndruar në atë çka thashë si provë e vullnetit për të funksionuar institucionet me korrektësi ose të jetë insistues në kandidaturën që ai ka paraqitur.” /tvklan.al