Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia Demokratike ka cilësuar absurd miratimin nga parlamenti të ndarjes së zonave elektorale, duke pasur parasysh marrëveshjen e tryezës së partive. Dje paradite partitë politike ranë dakord që të garantojnë një proces zgjedhor të ndershëm dhe transparent, si dhe të paraqesin amendamente në kodin elektoral dhe në ligjin e sapo miratuar. Por PD ngeli e zhgënjyer dhe abstenoi dje në parlament ndaj miratimit pa konsensus të ndarjes së zonave elektorale.

Krerët demokrat thanë sot se ajo ishte në kundërshtim të plot me marrëveshjen e arritur në tryezë. Megjithatë demokratët shohin ende mundësinë e ndryshimeve në kodin elektoral dhe ndarjen e zonave, ndryshime të cilat sipas marrëveshjes do të arrihen të bëhen nëpërmjet amendamenteve që do të paraqiten nga opozita./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego