Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Partia Demokratike nuk është e gatshme të bashkëpunojë me Partinë Socialiste për reformën zgjedhore, por vetëm me institucionet ndërkombëtare. Sipas kryetarit të grupit parlamentar në PD Bamir Topi, shkelja e protokollit nga socialistët është dhunimi i drejtpërdrejtë i komisionit bipartizan dhe për të denoncuar këtë çështje të mazhoranës në pushtet, Topi ika nisur një letër ambasadorit të prezencës së OSBE-së Osmo Lipponen.
Bamir Topi: “Duke pasur parasysh karakterin emergjent të problemit, si dhe si nënshkrues i marrëveshjes, i kam nisur sot një letër ambasadorit Lipponen, në të cilin i kërkojë të organizojë një takim tripalësh për të shqyrtuar dhunimin e marrëveshjes të datës 1 Korrik 2004 dhe për të përcaktuar rrugëdaljet për zbatimin e protokollit të nënshkruar. Bllokimi i punës së komisionit nga ana e socialistëve së pari është mungesë e sinqeritetit dhe e koseguencës, për të realizuar atë që është nënshkruar dhe së dyti e bëjmë këtë në një moment kur të gjitha shpresat e shqiptarëve janë së pari tek një proces zgjedhor i drejtë dhe demokratik.”
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i PS Gramoz Ruçi shprehet, se marrëveshja e protokollit mes PS dhe PD, për çështjen elektorale, nuk është shkelur. Ai ka dialoguar në seancën e Kuvendit, e shprehet se për problemin e KQZ duhet të negociohet në nivel grupesh. Komisioni i posaçësm sipas tij duhet ta vazhdojë punën.
Gramoz Ruçi: “Edhe unë do të negociojë me zotin Topi, që hap pas hapi edhe kjo pengesë të mos jetë më e tillë, por të gjejë një konsensus midis dy forcave kryesore politike, ashtu sikurse do të kërkoja që komisioni i përbashkët të vazhdojë punën me problematikën tjetër siç mund të jetë fjala vjen lista e zgjedhësve që mund të jetë një problem po kaq madhor. Në qoftë se ngecemi siç është fjala për KQZ-në, le të vazhdojë negociatat qoftë ekspertët, qoftë komisioni, qoftë partitë politike, etj, pra të eci puna atje ku ecën, atje ku ngecet të vazhdojnë negociatat politike midis grupeve parlamentare.”
Besim të plotë demokratët kanë në ekspertët e OSBE-së, ndërkohë që një tjetër takim tripalësh mes Ruçit, Lipponen dhe Topit do t ndizte sinjale pozitive për gjetjen e rrugëzgjidhjes./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti