Demokratët nuk i kanë harruar mitingjet në shesh. Ata do të jenë përsëri në datën 20 shkurt në sheshin “Skënderbej” për të përrkujtuar rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës. Krerët demokratë thanë sot se nga njëra anë do të përkujtojnë rëninen e bustit dhe nga ana tjetër do të protestojnë për udhëkryqin që ndodhet aktualisht Shqipëria. Sipas tyre jemi në të njëjtin pozicion si në vitet ’90-’91 ku aktualisht po rehabilitohet Mehmet Shehu dhe vendost fotografia e Enver Hoxhës në hollin e Ministrisë së Jashtme.
Demokratët mendojnë se mitingu do të jetë i përmasave tepër të mëdha, por njëkohësisht konfirmohet se mitingu i 20 shkurtit nuk do të pasohet në protesta të përditshme. Drejtuesit e lartë demokratë deklarojnë se po bëjnë të gjitha përpjekjet për të arritur dialogun ose në të kundërt do të flasin në gjuhën e protestave./tvklan.al