Partia Demokratike po zhvillon protestë para Bashkisë Tiranë. Në nisje të saj, protestuesit kanë bllokuar rrugën para bashkisë, pasi Policia nuk ka bllokuar qarkullimin e automjeteve për zhvillimin e tubimit të tyre.

Sipas organizatorëve, autoritetet janë vënë në dijeni të zhvillimit të kësaj proteste. Megjithatë kjo situatë zgjati disa minuta, pasi autoritetet devijuan lëvizjen e mjeteve në një sens tjetër lëvizje.

Ashtu si herët e tjera, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë për korrupsion. Ata i bëjnë thirrje SPAK-ut që të vazhdojë hetimet ndaj kreut të Bashkisë Tiranë./tvklan.al