Anuela Ristani do të ushtrojë detyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mësohet se i ka deleguar asaj kompetencat për drejtimin e bashkisë përsa kohë ai është në masë “arresti në burg”.
Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama u kthye sërish mbrëmjen e sotme në Bashkinë e Tiranës, aty ku takoi edhe njëherë drejtuesit e këtij institucioni, përfshirë edhe Anuela Ristanin.
Pas takimit në Bashki, Tv Klan mëson se ai ka zhvilluar edhe një takim me Asamblenë e PS-së së Tiranës, ku ka mbajtur të njëjtin qëndrim si ai i bërë publik edhe gjatë komunikimit mëngjesin e kësaj të marte në rrjetet sociale.
Tv Klan