Protestën e 8 Shkurtit të thirrur nga Partia Demokratike, Berisha e quan një tubim madhështor në të cilëin populli shqiptar dhe qytetarët do të jenë në shesh si dëshmitarë të agut të fitores.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë me gazetarët, kryedemokrati Berisha shprehet se tanimë për Partinë Demokratike, ka vetëm një fjalë: Fitore.

Sali Berisha: Kjo do të jetë një protestë madhështore në të cilën populli shqiptar, qytetarët e Tiranës zbresin në shesh si dëshmitarë të agut të fitores. Tani ka vetëm 1 fjalë, fitore dhe kjo fitore nuk ndalet më. Ju po të vini re palën tjetër është në autodigjestian, ripërtyp dhe përtyp mashtrimet  veta, mbulon krimet e veta.

Po ta dëgjosh Ramën, çdo ditë ripërtyp gënjeshtrat e tij. Diaspora nuk do ju dëgjojë emrin, me dhjetra takime të tyre dështojnë. E kanë kuptuar se nuk kanë gjë në vijë. Një qeveri që nuk ka program, që merr një tezë time të vitit 2012 dhe e shtron në program. Unë nuk bëhem xheloz për të, por tregon sterilitetin e saj.

Sjellim në vëmendje se në orën 17:00 më 8 Shkurt, opozita do të mbajë protestën e radhës në Tiranë./tvklan.al