“Prindërve u kërkohet të kontribuojnë për laboratorët”
Partia Demokratike akuzoi qeverinë se dështoi me premtimin për arsim falas.
Ish-deputetja Albana Vokshi publikoi disa mesazhe që drejtoresha e shkollës “Jeronim De Rada” u ka dërguar prindërve të nxënësve, ku u kërkon të japin para për laboratorët dhe departamentet.
Sipas selisë blu të gjitha familjet që kanë fëmijë në shkolla janë të detyruar të kontribuojnë me para për të siguruar nevojat emergjente të shkollës.
Për demokratët kjo kërkesë bie ndesh me Kushtetutën, pasi detyron autoritet shtetërore të sigurojnë arsim falas, dhe nga ana tjetër bashkia e Tiranës mbledh në faturën e përmuajshme të ujit taksën e shkollimit në vlerën e 30 milionë Dollarëve.
Tv Klan