Basha, takim me strukturat për menaxhimin e situatës
Demokratet kanë vijuar dhe këtë fundjavë me akuzat ndaj qeverisë Rama që sipas tyre po përdor gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të vjedhur buxhetin e shtetit. Gazmend Bardhi, sekretari i përgjithshëm i selisë blu deklaron se në datën 18 prill janë zhvilluar 10 tendera të tjerë sekrete, një prej të cilëve për blerjen e letrave higjienike për spitalin infektiv .
“ Nuk u ngopën duke vjedhur me maskat, me testimet me respiratorët por janë vërsul deri aty ku nuk ia pret mendja askujt- tek letrat higjenike. Kanë klasifikuar sekret blerjen e letrave higjenike për të sëmurët me COVID dhe stafin mjekësor. Është e paimagjinueshme që mes këtyre kontratave sekrete janë dhe tenderat për blerjen e letrave higjenike me procedurë sekrete, letrat e duarve dhe kartopeceta. Mjerim më të madh për një qeveri nuk mund të ketë. Ka arritur deri aty sa një procedurë që përdoret për interesin thelbësor të shtetit, atë të sigurisë kombëtare, e përdor për të mbuluar, me siguri, vjedhjen e radhës me tenderin sekret të letrave higjenike”.
Opozita i ka bere sërish thirrje organit të akuzës të nis hetimet heshtja e të cilit sipas tyre është shqetësuese.
Për keqmenaxhimin e situatës së Covid 19 dhe abuzimeve financiare kreu i demokrateve ka diskutuar dhe me në një takim online me strukturat, ish-grupin parlamentar dhe kolegjin e kryetareve. Të njëjtin diskutim ai e zhvilloi dhe me aleatet e tij 2 ditë më parë.
Tv Klan