Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Rama se po përpiqet me çdo kusht të mbyllë, atë që ajo e quan si skandal të përgjimeve, me anë të pajisjes së futur në Shqipëri nga autoritetet italiane, për trajnimin e policisë shqiptare.
Duke iu referuar publikimit në media të një raporti sekret nga ana e Shërbimit Informativ Shtetëror, Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Arben Ristani tha se pajisja e përgjimit të paligjshëm është përdorur në zonat pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në Rrugën e Elbasanit, pranë Televizionit Publik dhe pranë Bashkisë së Tiranës.
Sipas tij, krimi shtetëror i përgjimit të paligjshëm cënon sigurinë kombëtare dhe kjo është arsyeja që Kryeministri po bën gjithçka për ta penguar hetimin.
Tv Klan