“Kryeministri ndihmohet nga drejtësia e kapur”
Demokratët kanë vijuar akuzat në adresë të Kryeministrit Rama se nuk po mban asnjë përgjegjësi politike duke qeverisur pushtetin lokal me persona që kanë të shkuar kriminale.
Sipas opozitës, kreu i qeverisë ka dalë në mbrojtje të kryebashkiakëve të denoncuar nga Partia Demokratike dhe nuk po shkarkon asnjërin prej tyre.
Partia Demokratike thotë se në këtë vendim për të bashkëqeverisur me krimin, Kryeministri ndihmohet nga drejtësia që ka kapur, duke mos i çuar në bankën e të akuzuarve 5 kryebashkiakët e denoncuar nga opozita si subjekt i ligjit të Dekriminalizimit.
Tv Klan