Partia Demokratike i kërkoi sërish sot Kryeministrit Rama të përgjigjet për akuzat e saj në lidhje me foton e bërë me presidentin Obama në Tetor të vitit 2012.

“Pavarësisht hetimit, Edi Rama ka detyrimin para shqiptarëve dhe opinionit publik të përgjigjet se;

Ku i mori 80 mijë dollarë që pagoi për një foto me Obamën?

Kush është burimi i këtyre parave?

Kush është donatori?

A janë para të ligjshme, apo para që vijnë nga aktivitet kriminal?

A është investuar krimi federal me para droge e trafiku?

Këto janë pyetje që shtetasi i huaj numër 2, ose Edi Rama, nuk i shmang dot.

Sa më shumë e zvarrit transparencën dhe llogaridhënien, aq më shumë vetëdenoncohet si autor i këtij krimi të shumëfishtë.”