Partia Demokratike akuzoi kreun e komanduar të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo se po pengon qëllimisht punën e Komisionit hetimor për çështjen “Tahiri”. Sipas Palokës, edhe ndryshimet në kupolën drejtuese të këtij shërbimi kanë këtë qëllim.
Komisioni hetimor për çështjen “Tahiri” do të kontrollojë veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën prokuroria po heton ish-Ministrin e Brendshëm.
Tv Klan