E enjtja pritet të rezervojë të njëjtat pamje si ato të seancës së kaluar në parlament.
Demokratët nuk kanë aspak ndërmend të tërhiqen nga aksioni i mosbindjes civile, të cilin presin ta përshkallëzojnë edhe më tej, pavarësisht përjashtimeve nga punimet e Kuvendit për akte dhune, procedimit penal dhe dëmshpërblimit që duhet të paguajnë nga paga e tyre për dëmet e shkaktuara në Kuvend.
Pas mbledhjes së deputetëve demokratë në selinë blu, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi tha se opozita do bëjë gjithçka për të mos lejuar aktivitet normal të seancës plenare.
“Seancën e nesërme grupi ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme”, tha Bardhi.
Me akuzën e shkatërrimit të pronës me zjarr dhe goditje për shkak të detyrës, Komisariati 1 i Policisë së Tiranës dorëzoi në SPAK kallëzim për 23 deputetë të opozitës që u përfshinë në akte dhunë dhe zjarrvënie në seancën plenare të së hënës.
Tv Klan