“Urgjencat po shkojnë të gjitha te Senatoriumi”
Për PD-në sulmet e qeverisë ndaj opozitës nuk e fsheh dot kaosin në dy spitalet kovid.
Selia blu thotë se në urgjencën e Sanaroriumit janë shtruar të prekurit nga COVID-19 bashkë me të sëmurët e tjerë të painfektuar, çka tregon keqmenaxhimin e situatës nga Ministria e Shëndetësisë.
“Çfarë nuk tha sot Ogerta Manastirliu në atë shfaqje të sforcuar tek spitali infektiv? E para që nuk tha është tejmbushja e spitalit infektiv dhe se prej dites se djeshme urgjencat shkojnë te gjitha në spitalin e senatoriumit. E dyta që nuk tha është se ne spitalin infektiv, skaneri mjeti kryesor i punës, eshte jashtë funksionit. E treta që Ogerta Manastirliu nuk tha është largimi në drejtim të paditur i drejtorit të senatoriumit ne momentet e situates se emergjences. As Ogerta Manastirliu dhe askush tjetër, nuk mund të mohojnë se mbrëmë, të sëmurë me COVID, nuk janë shtruar tek spitali infektiv, por tek Urgjenca e Senatoriumit, bashkë me pacientë të painfektuar.”
Tv Klan